Irina Shayk ka bërë një maskim mjaft të suksesshëm për Halloween-in e këtij viti. Modelja e famshme është frymëzuar nga roli i Angelina Jolie dhe është “transformuar” në Lara Croft.
Në llogarinë personale në Instagram, ajo ka postuar foto të maskimit të saj për t’i ndarë me fansat e saj.
Në postimin që ka bërë, Irina Shayk shfaqet me pantallona të shkurtra të zeza, bluzë të zezë dhe çizme të ngjashme, ndërsa flokët i ka me gërsheta, si heroina e famshme e filmave aksion “Tomb Raider”.
View this post on Instagram
Fansat e saj e adhuruan për maskimin e saj, duke shkruar në komentet poshtë postimit të saj se veshja e veçantë i shkon shumë dhe sa e suksesshme është “transformimi” i saj.
Në fakt, të shumtë ishin ata që komentuan se veshja e Lara Croft-it i shkon më shumë se Angelina Jolie.