KOSOVE
Rezart Veleshnja është përballur me debate të ashpra mbrëmjen e sotme në Big Brother VIP Kosova për gjuhën e përdorur ndaj banorëve të tjerë.
Një moment tensioni ndodhi kur Rezarti, gjatë një diskutimi, e quajti kolegun e tij, Besfort Daka, homoseksual në një term pezhorativ. Ky koment shkaktoi reagime të menjëhershme nga audienca dhe nga opinionistët e programit.
Opinionistja Olta Gixhari e kritikoi publikisht Rrezartin për këtë sjellje, duke theksuar se fjala e tij ishte e papranueshme dhe e dëmshme.
Ajo kërkoi respekt dhe mirëkuptim mes banorëve, duke nënvizuar se përdorimi i gjuhës diskriminuese dhe ofenduese nuk ka vend as në jetën reale dhe as në një format si Big Brother, që promovon bashkëjetesën dhe komunikimin.
Pas kritikave nga Olta, edhe prezantuesi i emisionit, Alaudin Hamiti, e mori në shqyrtim këtë çështje, duke e kritikuar ashpër Rrezartin dhe duke i kujtuar se ofendimet e tilla janë të ndaluara sipas rregullave të formatit Big Brother.
Ai e theksoi se programi synon të jetë një ambient ku çdo individ respektohet dhe pranohet pa marrë parasysh orientimin e tij seksual, etninë ose identitetin.