TURQI

Mund t’ju duket çudi, por nuk është e tillë, nëse është fjala për aktoren e njohur Hande Erçel. Me më shumë se 31 milionë ndjekësit e saj, është e qartë që edhe postimet për bizneset apo reklamat e ndryshme të kushtojnë shumë.

Lajmi se aktorja e njohur për rolin e Edës në serialin “Dashuria është në ajër”, është ndër më të paguarat e momentit në Turqi nuk është më befasi, por Hande është edhe ndër personazhet më të paguar në rrjet.

Kështu, vetëm me një postim disa sekonda, Eda mund të fitojë me mijëra euro. Në një prej reklamave të fundit në llogarinë e saj, një story, vetëm për 15 sekonda, ka kushtuar jo pak, por plot 3 milionë TL (më shumë se 80 mijë euro).

Lajmet se aktorja ka thyer rrjetin, këtë herë marrin kuptim të drejtpërdrejtë. Ndjekësit në rrjetet sociale kanë komentuar famën e jashtëzakonshme të Hande, por edhe kanë shprehur mbështetjen e tyre për aktoren e adhuruar.

Hande, a mundesh të na kushtosh edhe neve vetëm 15 sekonda nga jeta jote?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: