Raketat e lëshuara nga Libani plagosën 11 persona në Izraelin qendror të shtunën, thanë shërbimet izraelite të urgjencës, pasi njëra prej tyre goditi një shtëpi.

Luftimet janë përshkallëzuar midis forcave izraelite dhe grupit libanez Hezbollah që nga shtatori dhe shpresat  se përpjekjet e SHBA-së do të çonin drejt një armëpushimi këtë javë janë zbehur.

“Ne dolëm dhe pamë pluhur, fëmijë që bërtisnin, gra që bërtisnin dhe të gjithë shkuan në shtëpinë që u godit”, tha Qasim Mohab, një banor i Tirës, ku ra raketa. “Ne ishim në gjendje të evakuonim dhe shpëtonim ata që ishin brenda shtëpisë dhe falë Zotit ishim të bekuar që nuk kishte asnjë të vrarë”.

Rreth kohës kur goditën raketat, Hezbollah tha se kishte shënjestruar një bazë ushtarake në periferi të Tel Avivit, raporton Reuters.

Shërbimi i ambulancës izraelite  ka njoftuar se 11 persona u plagosën nga  raketat.

Të premten, ministria e shëndetësisë e Libanit  ka bërë të ditur  se 52 njerëz u vranë në sulmet izraelite në dhjetëra qytete në rajonin Baalbek, i cili ka rrënoja romake të listuara në UNESCO.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb