Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta dëshiron të nënshkruajë me anësorin gjerman të Bayern Munichut, Leroy Sane. Numri një i stolit londinez pëlqen mënyrën e lojës së sulmuesit dhe i ka këshilluar drejtuesve transferimin e tij.
Vendimtare do jetë vetë dëshira e Sane, me kontratën aktuale që skadon në qershor. 28-vjeçari i pati fillimet e veta te skuadra e Schalkes, për t’u transferuar më pas te Manchester City.
(J.S/BalkanWeb)