Analisti Agim Baçi shprehet se ka koordinim mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës, Sali Berisha kundër SPAK-ut dhe institucioneve të reja të drejtësisë.

I ftuar në studion e News24, Baçi tha se gjuha e përdorur nga të dy është për të goditur Prokurorinë e Posaçme e cila sipas tij po vepron si djathtas ashtu edhe majtas, duke çuar pas hekurave politikanë dhe zyrtarë të lartë të akuzuar për korrupsion.

Baçi shtoi se planet e mazhorancës janë për të minimizuar rolin e SPAK e cila deri në zgjedhjet e ardhshme të 2025-ës mund të mund të vendosë në hetim ose arrestojë të tjerë personazhe të politikës.

“Ka një shqetësim kjo arrogancë, ka disa probleme me gjuhën. Shqiptarët e dinë ç’do të thotë “Noc Rroku” dhe ideja që e përdor kryeministri kaq natyrshëm dhe lirshëm ka probleme. Së dyti, duke deklaruar se nuk ishin amerikanët por PS ajo që solli drejtësinë i ngre topin opozitës për të shtuar akuzat që drejtësia komandohet nga zoti Rama dhe është bëër e tillë për të ndëshkuar kundërshtarët politikë. Pa SPAK-un sot ose të përdorur nga Rama nuk do të kishim pas dyerve të burgjeve miq të afërm të zotit Rama apo bashkëpunëtorë të tij as Dakon, as Beqajn, as Tahirin. 

Hetimet e SPAK e kanë vënë në vështirësi të madhe qeverisjen nga frika se mund të humbë edhe bashkëpunëtorë të tij është kthyer në pikën që tasdhmë është kërcënuaese duke thënë të kam krijuar unë dhe mund të të shkatërroj. Kjo korrespondon me komisionin Xhafaj që ka thënë se mund të ndryshojmë Kushtetutën për ta bërë më të mirë reformën në drejtësi. Dhe duket sikur shkon për shtat me kërkesën e Berishës duke thënë se reforma në drejtësi duhet të ribëhet dhe i bëri thirrje ndërkombëtarëve që të mos mbështesin më SPAK se ka dështuar. Ka një koordinim kundër SPAK për ta frenuar dhe minimizuar. Po shkojmë drejt zgjedhjeve dhe ccdo goditje, çdo hetim, çdo arrestim që mund të bëjë SPAK te mazhoranca mund të ketë ndikim në zgjedhje“, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb