Ish-presidenti Bamir Topi ka deklaruar se mosbindja civile po interpretohet gabim nga ata që përpiqen ta bëjnë, pasi sipas tij gjithçka duhet të nisë me akte individuale, më tej të ndiqet nga populli.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Topi tha se i pari që duhet të reagonte me mosbindje civile ishte kreu i PD Sali Berisha, i cili edhe pse është në “Arrest shtëpie” duhet të gjente mënyrën për akte të tilla.

“Mosbindjen civile nuk e shpikëm ne, por po e interpretojmë gabim nga ata që po tentojnë ta bëjnë. Aktet e mëdha të mosbindjes janë individuale jo kolektive.
Po krijoj bindjen se disa që kanë eksperiencë nuk kuptojnë që Shqipëria e 2024 nuk është ajo e 1990.
Ata që inspirojnë për mosbindje civile duhet të bëjnë vetë akte të parët. Duke nisur nga Berisha, ka 1001 mënyra për të bërë mosbindje. Impakti kur t’i bllokon dhe Rama është jashtë vendit, është një tallje e madhe.
‘Jemi në një vagon, një për Durrës një për Tiranë’, ishte dikur shprehja”
, deklaroi zoti Topi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb