Ernest Muçi në formë. Pasi shënoi në portën e Galatasarayt, sulmuesi kuqezi ka realizuar gol edhe ndaj Kasimpasa, në ndeshjen që Besiktasi zhvilloi në kuadër të kampionatit turk.

Muçi nuhati mjaft mirë golin, pas një krosimi nga krahët të Masuaku. 23-vjeçari po luan sezonin e dytë me këtë skuadër. Në edicionin e parë, Muçi “tundi rrjetën” 3 herë, në 13 ndeshje.

Në këtë sezon, ylli kuqezi në 8 ndeshje ka gjetur rrugën e rrjetës 3 herë, ndërsa ka dhuruar edhe një asist.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb