Elsa Hosk u shndërrua në Princeshën Diana për Halloween. Modelja e famshme suedeze zgjodhi fustanin famëkeq të “Hakmarrjes” të veshur nga Princesha e Uellsit në ditën kur Princi Charles pranoi lidhjen e tij jashtëmartesore me Camillan.
Hosk pozoi në një kopje të fustanit të zi legjendar të veshur nga Lady D më 29 qershor 1994 për darkën e bamirësisë Vanity Fair në Galerinë Serpentine, e cila u krijua nga stilistja greke Christina Stambolian.
Modelja 35-vjeçare ndau në llogarinë e saj në Instagram foto dhe video të transformimit të saj dhe shkroi: ” Ju uroj një Halloween ikonë”.