Edvin Kulluri ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama sot në Selanik, ku tha se forcat e tjera politike, me fytyra të vjetra e të reja janë si maska të Sudes.

Në një postim në rrjetet sociale, një prej themeluesve të partisë “Djathtas 1912”, ka ironizuar kryeministrin, duke u shprehur se duhet “të trajnohet si ‘roje arash koperative’ se ia fshinë dardhat shokët e s’mbeti gjë për njerëzit!

“Tani meqë Kryeministri i diasporës me autobusë me vete qenka shqetësuar duke etiketuar partitë e reja si “Sudja”, mire është qe te trajnohet si “roje arash kooperative” se ja fshinë dardhat shokët e s’mbeti gjë për njerëzit!”, shkruan Kulluri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb