Sot janë luajtur dy ndeshje të vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Egnatia dhe Vllaznia korrën fitore respektivisht ndaj Tiranës dhe Skënderbeut.
Me fitoren e marrë, Vllaznia merr kresimin e Superiores me një pikë më shumë se Partizani. Këto të fundit kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.
Pas humbjes Tirana nuk mundi t’i largohet zonës së ftohtë. Bardheblutë numërojnë po aq pikë sa Skënderbeu i vendit të tetë.
Fitorja e marrë kundër kryeqytetasve ka ngjitur Egnatian në vendin e tretë. Një renditje megjithatë që mund të ndryshojë nesër.
Kjo pasi do të luhen dhe tri sfidat e tjera për të mbyllur javën e 12-të. Bylisi dhe Laçi përballen fillimisht në orën 14:00.
Më pas dy sfida të tjera luhen në orën 18:00. Elbasani pret Dinamon, teksa Partizani luan kundër skuadrës së Teutës.