Donat Rrudhani po kalon një moment të artë me fanellën e Luzernit në Zvicër. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, e ka nisur si gjithmonë ndeshjen nga minuta e parë për Luzernin në triumfin ndaj Grasshoperit me rezultat të pastër 2-0.
Ishte minuta e 59-të e ndeshjes, kur Rrudhani shënoi golin e dytë në këtë sfidë nga penalltia. Për shqiptarin e Kosovës, goli ndaj Grasshopers ishte i dyti këtë edicion në elitën e futbollit zviceran, teksa ka edhe një asistim.
25-vjeçari është huazuar te Luzern nga kampionët në fuqi të Jang Bojs, teksa është shndërruar në një lider për skuadrën e tij.