Në rubrikën Opinion në News 24, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Brenton Kotorri tha se gratë në SHBA pritet që të votojnë më shumë për Kamala Harris.
Kotorri theksoi se Donald Trump ka një siklet të madh nëse do të votojnë njerëz të paidentifikuar. Ai tha se nëse do ketë votues të paidentifikuar, atëherë ata ka shumë gjasa të jenë hispanikë, që nënkupton se mund të jetë një votë anti-Trump. Kotorri më tej bëri edhe një pasqyrim sesi mund të votojnë komunitetet brenda SHBA-ve në këto zgjedhje.
Brenton Kotorri, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare: Gratë priren që të votojnë më shumë Kamala Harris. Trump ka një siklet të madh. Do shihet nëse në Kaliforni do të lejohet të votojnë njerëz të paidentidikuar, që mund të jenë hispanikë, që me gjasa janë votues antiTrump. Një rol po luan komuniteti mysliman, që nuk është i bashkuar në SHBA.
Një pjesë e myslimanëve kanë thënë se vërtetë Trump ka folur kundër vendeve myslimane, por ai është pro disa parimeve të islamit, si rrymave anti-LGBT. Në Pensilvani janë hebrenjtë atje dhe ky komunitet mund të vendosë shumë në këto zgjedhje.
(Balkanweb)