Ukraina ka nisur përdorimin e dhjetra sistemeve me inteligjencë artificiale (AI) për të ndihmuar dronët në goditjen e objektivave në fushën e betejës pa nevojën e pilotimit manual.
Kështu ka njoftuar një zyrtar i lartë, duke theksuar se këto sisteme i lejojnë dronëve të mbajnë eksplozivë të identifikojnë dhe fluturojnë drejt objektivave, madje në zona të mbrojtura nga bllokimi i sinjalit, duke rritur efikasitetin e tyre.
Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës, Kateryna Chernohorenko, njoftoi se aktualisht ekzistojnë disa dhjetëra zgjidhje në treg nga prodhuesit ukrainas, të cilat janë në proces blerjeje dhe do të dorëzohen për forcat e armatosura dhe ato të mbrojtjes.
Sistemet automatizuar të dronëve janë bërë të kërkuara mes ushtarëve që kërkojnë mënyra për të përballuar rritjen e përdorimit të luftës elektronike në fushën e betejës.
Këto teknologji, që më parë ishin përdorur kryesisht për mbrojtjen e pajisjeve me vlerë të lartë, tani janë bërë të zakonshme në llogore dhe automjetet ushtarake.
Zyrtari parashikoi se dronët e operuar nga AI mund të arrijnë një shkallë goditjeje prej rreth 80%.