Presidentja pro-BE e Moldavisë Maia Sandu ka deklaruar një mandat të dytë pas një balotazhi të tensionuar zgjedhor.
Me shumicën e votave të numëruara, Sandu kishte fituar 55% dhe në një fjalim natën vonë ajo premtoi të ishte presidente për të gjithë moldavët.
Ndërkohë, rivali i saj Alexandr Stoianoglo, i cili mbështetej nga Partia pro-ruse e Socialistëve, kishte bërë thirrje për një marrëdhënie më të ngushtë me Moskën.
Gjatë ditës, këshilltari i presidentit për sigurinë kombëtare tha se kishte pasur “ndërhyrje masive” nga Rusia në procesin zgjedhor të Moldavisë që kishte “potencial të lartë për të shtrembëruar rezultatin”, gjë që Rusia e kishte mohuar.
Edhe Stoianoglo, i cili u shkarkua si prokuror i përgjithshëm nga Sandu, ka mohuar të jetë pro Kremlinit, shkruan BBC.