TIRANË

Deputetët e PL dhe sekretari i Përgjithshëm i kësaj force Tedi Blushi i kanë dërguar një kërkesë Policisë së Shtetit.

Konkretisht shkresa i është drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ilir Proda, me anë të së cilës kërkohet informacion për arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta.

Sipas burimeve, Prodës i është lënë afat për përgjigje deri më datë 7 nëntor dhe më pas do të depozitohet kallëzim penal.

Pamjet e arrestimit të ish-Presidentit bënë xhiron e rrjetit, teksa Meta u kap papritur te Mbikalimi i Kamzës teksa kthehej nga Kosova.

Ndërkaq mësohet se Monika Kryemadhi ka dorëzuar në Apelin e Posaçëm vendimin për masën e sigurisë detyrim për paraqitje, ndërsa ish-Presidenti Ilir Meta do ta dorëzojë këtë të hënë ankimimin kundër vendimit të arrestit me burg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb