Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka zhvilluar bisedime me homologun e tij koreano-jugor Cho Tae-yul, mes shqetësimeve në rritje mbi dërgimin e trupave të Koresë së Veriut në Rusi për luftë me Ukrainën.

Bëhet e ditur se Borrell mbërriti në Korenë e Jugut pas një udhëtimi në Japoni dhe një vizite në Zonën e Demilitarizuar shumë të fortifikuar që ndan dy Koretë.

“Vizita ime sot në Zonën e Demilitarizuar midis Republikës së Koresë dhe DPRK-së është një tjetër kujtesë e nevojës për të investuar më shumë në paqe”, tha Borell.

Siç raportohet, Borrell po viziton Korenë e Jugut për të çuar bashkëpunimin e sigurisë dhe mbrojtjes midis BE-së dhe Seulit në “nivelin tjetër”, shkruan Reuters.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: