Një sherr mes dy vajzave të reja ka ndodhur në qytetin e Pogradecit. Burime nga policia sqarojnë se të dyja vajzat janë konfliktuar me njëra- tjetrën, për motive të dobta.

Ka qenë e proçeduara ajo që në konflikt e sipër e ka kapur për flokësh 21 vjeçaren dhe më pas i ka hedhur sprajt në sy.

“Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimin penal për shtetasen A. H., 23 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi ka dëmtuar me substancë të dëmshme, në sy, një 21-vjeçare, për motive të dobëta”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb