“Kush është më grek? Greku apo unë? Unë do të thoja që jemi të njëjtë, apo jo?”. Kjo terminologji, e cilësuar si raciste, që Donald Trump përdori për t’iu referuar basketbollistit grek të NBA, Giannis Antetokounmpo, ka ngjallur reagime të ashpra në SHBA para zgjedhjeve të së martës.

Trump e bëri deklaratën në një tubim që zhvilloi në stadiumin Milëaukee Bucks, skuadrën për të cilën Antetokounmpo luan në NBA.

“Ekipi juaj është shumë i mirë. Do të thoja që greku është një lojtar shumë i mirë. A jeni dakord? Dhe më thoni, kush është më grek? Greku apo unë? Unë do të thosha se ne jemi njësoj, apo jo? Ai është një lojtar shumë i mirë, ndoshta më i miri në NBA.

Ai mund të jetë lojtari më i mirë. Ata thonë se ai është gjithashtu një fëmijë shumë i mirë. Por me ndihmën tuaj ne do të mposhtim  Kamala Harris  dhe do ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe”, tha Trump, duke injoruar me vetëdije ose pa vetëdije faktin se Antetokounmpo ka lindur në Greqi nga prindër nigerianë, është shtetas grek, flet greqisht dhe luan për Kombëtaren Greke.

Nga ana e tij, kapiteni i Kombëtares greke të basketbollit u pyet për këtë çështje dhe u përgjigj diplomatikisht duke mbajtur distancën.

“Nuk i kam dëgjuar deklaratat e tij. Unë nuk e ndjek aq shumë politikën dhe nga ajo pak që bëj mundohem t’i mbaj mendimet e mia për veten dhe familjen time.

Unë jam këtu për të luajtur basketboll dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të basketbollit.

Të dy kandidatëve u uroj suksese”, tha Antetokounmpo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: