Tri ndeshje u zhvilluan mbrëmjen e së dielës në NBA.
Fitore të rëndësishme korri skuadra e Dallas, që në shtëpi triumfoi 108-85 ndaj Orlando, duke u rikthyer tek suksesi pas humbjes në derbin texan ndaj Houston Rockets. Luka Doncic me 32 pikë ishte lider në fushë për teksanët, që ngjisin disi shkallët në renditje, duke numëruar 4 fitore dhe 2 humbje e duke mbajtur momentalisht vendin e 4 në renditjen e Konferencës së Perëndimit.
Jashtë fushe fitoi edhe ekipi i Atlanta, që mposhti 126-111 New Orleans. Jalen Johnson me 29 pikë e Trae Young me 23 pikë ishin vendimtar për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Ingram për Pelicasns, duke marrë kështu një fitore shumë të rëndësishme në New Orleans, duke u ngjitur kështu në vendin e 8 në Konferencën e Lindjes.
Në mënyrë surprizuese ndërkohë është mundur në New Youk, skuadra e Booklyn Nets, ndaj Detroit 106-82. në një ndeshje pa shumë histori. Të gjithë titullarët e Detroit Pistons realizuan mbi 13 pikë., ku më të dalluarit ishin Cunningham, Beasley dhe Harris. Kjo ishte fitorja e dytë në këtë sezon për Pistons, ndërsa humbja e katërt për Brooklyn Nets.