Zbardhen detaje të reja nga masakra e Shkodrës. Autorët e ngjarjes kanë realizuar me detaje atentatin në Dobraç me qëllim për të mos lënë asnjë gjurmë.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se duke iu referuar dyshimeve policore, makinës tip “Range Rover”-it fillimisht i është hedhur acid dhe pastaj i është vënë flaka, me qëllim mos lënien e asnjë gjurme për hetuesit. Përdorimi i acidit është bërë për të shkatërruar numrin e shasisë të makinës dhe elementeve të tjerë identifikues. Grupi hetimor ndeshet kështu me një pengesë jo të vogël në funksioin të administrimit të provave dhe të dhënave shkencore që mund të çonin në identifikimin e autorëve.
Automjeti me targa AB 445 MC rezulton i vjedhur në Durrës më 17 prill të këtij viti. Makina është vjedhur në lagjen 12, ka qenë pronari në atë kohë që bëri denoncim në Policinë e Durrësit. Kjo e dhënë është përftuar nga grupi hetimor pas krahasimit që i është bërë numrit të shasisë, në automjetin që u shkrumbua në fshatin Golem.
Hamza Lici, shënjestra e atentatit së bashku me Arlind Bushatin humbën jetën gjatë atentatit pasditen e 30 tetorit në Shkodër. Ata u qëlluan me breshëri automatiku nga dy armë zjarri kallashnikov.
Atentati i mori jetën edhe dy të pafajshmëve, burrë e grua Bashkim dhe Flutura Basha.
(BalkanWeb)