Ushtria izraelite njoftoi se ka bllokuar 4 mjete ajrore pa pilot (UAV) të nisura nga Libani në drejtim të veriut të vendit, transmeton Anadolu.
Në deklaratën me shkrim të ushtrisë izraelite në llogarinë zyrtare të X thuhet se Forcat Ajrore izraelite parandaluan dy sulme që synonin Lartësitë e Golanit.
Thuhet se një objektiv i dyshimtë ajror i lëshuar nga Libani u kap në rajonin e Galilesë së Epërme në veri të Izraelit dhe një tjetër objektiv ajror u shkatërrua para se të hynte në hapësirën ajrore izraelite.
Ndërkohë në deklaratën me shkrim të Hezbollahut thuhet se është shënjestruar me raketa një njësi e vëzhgimit ajror në veri të Izraelit dhe 4 vendbanime të ndërtuara në tokat e sekuestruara të palestinezëve.
Ushtria izraelite, e cila ka vazhduar përleshjet e kontrolluara me Hezbollahun që nga 8 tetori 2023, nisi sulme ajrore intensive në qytetet jugore të Libanit si dhe në rajonet Bekaa dhe Baalbek më 23 shtator.
Ushtria izraelite më 30 shtator njoftoi se filloi sulmet tokësore “të kufizuara dhe intensive” kundër infrastrukturës së Hezbollahut në jug të Libanit.