Goli ndaj Gjeorgjisë, dueli i fituar në distancë me Kvara, dukeshin si një bekim për Asllanin, festoi edhe Inzaghi pasi këtë periudhë kërkohej një Asllani në super formë për të zëvendësuar Calhanoglu-n e dëmtuar dhe përpara një kalendari asfiksues. Në mënyrë befasuese, Asllani u “zhduk”, kjo pasi mesfushori vuante një shqetësim në gju, i cili sipas mediave italiane nuk u vlerësua si duhej duke bëri që mesfushori kuqezi të mos ishte në dispozicion të Inter, madje as për takimin kundër Veneciaz.
Sipas La Gazzetta dello Sport, tani stafi mjekësor shpreson që Asllani të jetë gati për dy takimet e radhës kundër Arsenal në Champions, ose kundër Napolit në Serie A.
Në të njëjtën kohë, emri i Asllanin vijon të jetë prezent në merkato pavarësisht se sapo rinovoi kontratën e tij deri në 2028. Sipas mediave italiane, Inter nuk heq dorë nga Samuele Ricci, talenti italian i Torinos. Mesfushori ka qenë dhe mbetet një prioritet i Inter, por më parë zikaltërit duhet të lirohen nga Asllani. Në këtë pikë, nuk përjashtohet opsioni që Asllani të përfshihet në negociata me një kalim të tij në Torino.
(BalkanWeb)