Historiani dhe profesori presidencial Allan Lichtman ka parashikuar saktë rezultatin e nëntë nga 10 zgjedhjet e fundit presidenciale. Për presidencialet që do të zhvillohen nesër, ai parashikon se zëvendës presidentja Kamala Harris do të fitojë.
Sistemi i tij, i cili quhet “Çelësat e Shtëpisë së Bardhë”, kalon përmes 13 metrikave në një listë kontrolli për të llogaritur parashikimin përfundimtar, duke mos marrë parasysh sondazhet e përdorura në prag të zgjedhjeve.
“Pse jam i sigurt se Harris do të fitojë? Sepse sistemi im i injoron sondazhet, “tha Lichtman për CNN.
Ai tha se këto sondazhe shpesh janë vetëm “fotografi” me marzhe të mëdha gabimi dhe se “njerëzit nuk u përgjigjen anketuesve, gënjejnë dhe ndryshojnë mendje.
Lichtman ishte një nga të paktët që parashikoi saktë se Donald Trump do të fitonte zgjedhjet e 2016.
Sistemi i tij prej 13 pikësh merr në konsideratë një sërë faktorësh dhe rrethanash – të tilla si nëse ka pasur trazira sociale gjatë mandatit të mëparshëm presidencial, nëse ekonomia është në recesion, dhe nëse presidenti aktual është përballur me skandale të mëdha gjatë mandatit të tyre.
Edhe pse është i sigurt në parashikimin e tij, Lichtman tha se ishte i shqetësuar pasi familja e tij ka marrë kërcëniime.
Ai u shpreh se në këto zgjedhje, ajo që fiton ose humb në fund është demokracia.
“Demokracia është e çmuar. Por si të gjitha gjërat e çmuara, ajo mund të shkatërrohet. Ne nuk kemi pasur kurrë një kandidat më parë që ka penguar transferimin paqësor të pushtetit, ka nxitur një grusht shteti të dhunshëm, ka orkestruar votues të rremë dhe tani ka refuzuar të pranojë rezultatet e një zgjedhjeje të ndershme. Nuk më intereson aq shumë nëse kam të drejtë apo gabim, më intereson e ardhmja e vendit tonë, i cili është në rrezik të madh”, u shpreh ai.