Përpjekjet për të siguruar një marrëveshje paqeje në Gaza dhe për të siguruar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi mund të jenë komprometuar nga dokumentet e zbuluara dhe të falsifikuara, gjë për të cilën akuzohet një ndihmës i ngushtë i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë një gjykatë izraelite.
Gjykata në qytetin e Rishon LeZion ka thënë se Eli Feldstein dhe tre të tjerë janë nën hetim, raporton BBC.
Kryeministri izraelit e ka mohuar keqbërjen nga stafi i tij, por figurat e opozitës dhe familjet e pengjeve kanë akuzuar qeverinë e tij për sabotim të negociatave.
Rrjedhja e dokumenteve për “Chronicle” britanike dhe për tabloidin gjerman “Bild”, ndodhi në një moment vendimtar për negociatat e pengjeve.
Dokumentet pretendonin se Hamasi po planifikonte të kontrabandonte pengjet izraelite në Egjipt, me qëllim që të prishte çdo marrëveshje të propozuar për armëpushim.
Disa komentues thonë se zbulimet ishin politikisht të dobishme për pozicionin e vijës së ashpër të Netanyahut mbi bisedimet, të cilat nuk kanë bërë pothuajse asnjë përparim.
Mbi 100 pengje nga 251 të marra nga Hamasi më 7 tetor 2023 mbeten të pagjetur.
Pasi këto u publikuan në shtator, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) nisën një hetim për të zbuluar burimin e rrjedhjeve.