Alvaro Morata, përveç se foli për ndeshjen që Milani luan ndaj Realit në Champions, nuk la pa përmendur edhe shokun e skuadrës, Raphael Leao. Morata vlerësoi në maksimum Leaon, teksa e cilësoi si një futbollist të talentuar.

32-vjeçari u shpreh se në Madrid rikthimin e tij nuk do e presin mirë.

“Leao ka talent. Është lojtari më i mirë në ekip. Duhet të vazhdojë të bëjë atë që po bën në stërvitje. Është në një moment të vështirë, ndodh shpesh me ne sulmuesit.

Një gol në ndeshje të rëndësishme, do të mjaftonte që ai të rigjejë besimin. Ne kemi nevojë për Leao-n. Rikthimi në ‘Bernabeu’? Gjërat kanë ndryshuar shumë nga koha kur unë jam larguar. Jam i vetëdijshëm dhe pres të më shajnë. Është normale”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb