Venezia gjeti barazimin me Interin, mbrëmjen e djeshme në San Siro , në sekondat e fundit të ndeshje, por ishte VAR që ndërhyri dhe riktheu gjithçka, për t’i dhënë një frymëmarrje çliruese zikaltërve pas një ndeshje në të cilën kampionët nuk shfrytëzuan shumë mundësi të mira për të mbyllur llogaritë.

I pakënaque me vendimin e gjyqatrëve ishte trajneri i Venezias Eusebio Di Francesco, i cili e komentoi në këtë në këtë mënyrë episodin e fundit të ndeshjes:

“Unë nuk jam shumë i bindur për faullin në fund. Mendoj se goli ynë ishte i merituar dhe i rregullt. Arbitrja mendoj se ishte me anën tjetër. Jam krenar për djemtë, për këtë ndeshje të jashtëzakonshme që bënë ndaj një skuadre me potencial. Stankoviç? Ka kualitet për të qenë portieri i së ardhmes”, ka thënë Di Françesko.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb