Edhe pse e premtja, e diela ka qenë plot me polemika në kampin bardheblu, duket se gjërat nuk do të sheshohen. Tirana luan të dielën ne Bylisin dhe duhet që brenda 7 ditëve të gjejë fushën ku do të luajë.

Takimi me mallakstriotët është në shtëpi dhe duke parë që “Air Albania” është i zërë, Tirana duhet të vendosë mes Lushnjës, Elbasanit, Durrësit, Korçës, Rrogozhinës, Vlorës apo një stadiumi tjetër.

Bardheblutë janë kthyer në “renegatë”, sepse nga 12 javë kampionat, Tirana ka luajtur dy herë si pritëse dhe në takimet e tjera në transfertë. Bardheblutë deri tani nuk kanë prekur vetëm Kukësin dhe Pogradecin, pasi kanë luajtur në çdo qytet të mundshëm. Për më tepër që nga e premtja, pa tifozë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb