Një studente u zhvesh me të brendshme dhe doli në ambientet e jashtme të universitetit të saj në Iran, duke sfiruar regjimin e Teheranit. Disa studentë dhe grupe të të drejtave thonë se ishte një protestë kundër kodit të rreptë të veshjes islame të vendit.
Një video që qarkullon në mediat sociale dhe e shpërndarë nga grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International tregon vajzën e ulur jashtë universitetit me të brendshme dhe me flokët e saj të zbuluar.
Ajo bën gjeste drejt kolegëve të saj studentë, shumë prej të cilëve janë femra dhe të veshur me shami, përpara se të shëtisin nëpër ambiente.
Një video tjetër e tregon atë duke ecur nëpër një rrugë, ende në një gjendje të zhveshur, përpara se një grup burrash ta rrethojnë, ta futin në një makinë dhe të largohen.
Amnesty tha të shtunën se gruaja ishte arrestuar me dhunë pasi ajo protestoi kundër kodit të veshjes në Universitetin Islamik Azad të Teheranit.
(BalkanWeb)