Bazuar në një seri sondazhesh, kohët e fundit u duk sikur demokratja Kamala Harris kishte erën në favor në ditët e fundit të fushatës zgjedhore.

Por, a po nënvlerësohet sërish kundërshtari i saj Donald Trump siç ndodhi në sondazhet e 2016 dhe 2020?

New York Times ka publikuar sondazhin e fundit, i cili është realizuar në bashkëpunim me Kolegjin Siena. Në fokus janë shtetet kyçe, pra 7 shtetet e betejës elektorale. Të dhënat demografike tregojnë një rezultat të përgjithshëm të përzier – por edhe një shtytje për Harris.

Ajo është përpara në Xhorxhia (+1 përqind), Nevada (+3 përqind), Karolina e Veriut (+3 përqind) dhe Wisconsin (+3 përqind).

Trump kryeson në Arizona (+4 përqind) dhe Michigan (+1 përqind).

Edhe pse Harris është e emocionuar për forcën e saj në Nevada dhe Xhorxhia, të dhënat nga Midwest i japin asaj arsye për tu shqetësuar.

Përveç se Pensilvania, Michigani dhe Wisconsin formojnë të ashtuquajturin “Murin Blu”, një fitore në të tre shtetet e sjell atë në Shtëpinë e Bardhë.

Edhe pse Harris fitoi terren, në këtë sondazh të fundit, muri blu po dridhet “më shumë se kurrë”, shkruan New York Times.

Ajo që është inkurajuese për zëvendëspresidenten, është se ka fituar terren me zezakët dhe latinët.

Por gazeta pranon gjithashtu se forca e vërtetë e Trump në sondazhet e opinionit mund të nënvlerësohet. Demokratët kanë 16 pikë përqindje më shumë gadishmëri për t’iu përgjigjur thirrjeve dhe metodave të tjera të sondazhit sesa mbështetësit e Trump.

Kjo të kujton vitin 2016, kur kandidatja e atëhershme Hillary Clinton kryesoi ngushtë në sondazhe – por më pas humbi. Në vitin 2020, Presidenti Joe Biden ishte 7.2 pikë përpara në shkallë kombëtare. Ai fitoi shumë ngushtë.

Ekipi Trump kritikoi sondazhet si tradicionalisht shumë të majta dhe jo të besueshme.

“New York Times madje pranoi në raportin e saj se ishte më e vështirë për të arritur votuesit republikanë në sondazhet e saj” tha zëdhënësi Tony Fabrizio, që i konsideroi të dhënat shumë të pasakta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb