Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me vënien në funksionim të Urës së Madhe të Kukësit, ndërsa u shpreh se Edi Rama e inaguroi për herë të 3-të këtë urë, e ndërtuar me paratë e taksapaguesve.

Berisha tha se Ura e Madhe e Kukësit ka kushtuar 250% shtrenjtë se Ura e Bunës.

Berisha tha se tuneli i Llogarasë është më i kushtueshmi i planetit. Ai ripërsëriti se investimi për këtë tunel shkon deri në 65 mijë euro për banor. dhe në vijim të akuzave, ish-Kryeministri u shpreh se “tunelin që ia dha kompanisë me ofertë 50 milionë euro më shtrenjtë se e dyta, dhe që pastaj futi Gjokën e tij për ta ndërtuar me 140 milionë euro në mënyrë që me ortakët e vet në Turqi dhe lubi Ballukun të ndanin 50 milionë euro”.

“A e dini ju, çfarë ndodh me paratë? Tallet me cinizëm me pensionistët.

Sot pensionistët shqiptarë krahasuar me 2013, por le të themi me 2014, se ky e ka si puna e Enver Hoxha këtë punën e Partisë Demokratike, që thoshte periudha e Zogut. E kishte tmerr te Ahmet Zogu. Kurse ky e ka te Partia Demokratike.

Ju lutem, më thoni pak çfarë ka ndërtuar në 11 vite ky njeri?

Rrugë e filluar dhe e mbaruar e vetme në 11 vitet e tij janë 20 kilometra Kashar-Thumanë, të cilën e ka ndërtuar me çmimet më stratosferike.

Rrugë e vetme, asnjë tjetër fillim dhe mbarim të saj. Tunelin e Llogarasë, tunelin më të kushtueshëm të planetit. Tunelin që shkon deri në 65 mijë euro për banor investimi. Tunelin që ia dha kompanisë me ofertë 50 milionë euro më shtrenjtë se e dyta, dhe që pastaj futi Gjokën e tij për ta ndërtuar me 140 milionë euro në mënyrë që me ortakët e vet në Turqi dhe lubi Ballukun të ndanin 50 milionë euro.

Çfarë ndërtoi? Më falni, me 57 miliardë euro buxhete në këto vite?

Mendoni pak, me gjysmën e këtyre u ndërtuan 11 mijë kilometra rrugë, tunele e autostrada, qindra e mijëra shkolla dhe kopështe. Shqipëria u trasformua.

Po me 57 miliardë të këtyre viteve, çfarë ndodhi?

Pensionisti merr sot të llogaritur me inflacionin, 40% më pak se sa merrte në vitin 2014, apo në në vitin 2013. Dhe tallet me të në mënyrën më cinike, më të pashpirt. Ua merr korrigjimin, indeksimin e periudhën e mars-tetor për t’ua bërë dhuratë në dhjetor si bonus se gëzojnë më shumë në dhjetor.

Sot inaguroi për herë të tretë Urën e Kukësit. Dhe ajo e ndërtuar nga koncensionari, natyrisht me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

A e dini ju sa ka kushtuar ajo urë? 250% shtrenjtë se Ura e Bunës. Ura e Bunës e ndërtuar në vitin 2013, e përfunduar është urë me mekanizëm hapjeje, hapet dhe lejon kalimin e mjeteve lundruese.

Kurse ajo, urë fikse të cilën e ka inaguruar nja tri herë gjer sot ndërtohet me 30, apo 35 milionë euro.

Nuk ka dyshim se vjedh tek privati, vjedh tek shteti, vjedh kudo dhe vetëm vjedh”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb