Tekniku i Partizanit, Aleksandar Veselinovic, dha mendimin e tij pas barazimit 1-1 me Teutën.
“Futbolli është i tillë. U dua të uroj lojtarët për angazhimin, gjithashtu dhe përkrahjen nga tifozët. Kam thënë që çdo pikë në këtë kampionat është si ari. Normalisht kemi një ecuri që prej 2 muajsh e gjysmë nuk njohim humbje. Çdo problematikë kemi lënë ta diskutojmë në dhomat e zhveshjes.
Por ajo që mund të them tani, gjatë gjithë ndeshjes kemi qenë të improvizuar për shkak të dëmtimeve. Hadroj për shkak të pauzës 1 mujor, pas 15 minutash ndieu dhimbje. Po ashtu Ismaili para ndeshjes kishte dhimbje, filloi, por u detyruam ta zëvendësonim.
Për arsye të kartonëve nuk luajti Mehmeti dhe humbëm dyshen Mehmeti – Ismaili. Për shkak së bëmë ndërrim të detyrueshëm, Bintsouka luajti mbi 10 minuta me dhimbje. Këto janë arsyet pse ndeshja mori këtë rrjedhojë, pasi çdo gjë ishte improvizim dhe uroj Teutën për atë që dha në fushë.
Penalltia e Teutës? Ajo nuk është puna ime. Detyra ime ka qenë që në fundin e ndeshjes të iki të qetësoj dhe të ndaj lojtarë