Forcat e Armatosura izraelite (IDF) njoftuan se kanë vrarë kreun e rrjetit të inteligjencës së Hezbollahut në Siri në një sulm ajror në periferi të Damaskut, ku lëvizja pro-iraniane mban një prani të konsiderueshme.

Izraeli “filloi një sulm ajror dhe goditi objektivat që lidhen me shtabin e inteligjencës së Hezbollahut”, thuhet në deklaratën e IDF, duke shtuar se “Mahmoud Mohamed Sahin, kreu i rrjetit të inteligjencës siriane të Hezbollahut, u vra” në sulmin e synuar në periferi të kryeqytetit sirian.

Izraeli ka nisur qindra sulme ajrore në Siri që prej shpërthimit të luftës civile të vendit fqinj 13 vjet më parë, kryesisht duke synuar forcat e mbështetura nga Irani dhe pozicionet e ushtrisë siriane.

Izraelitët rrallë komentojnë për sulmet në Siri, por kanë theksuar vazhdimisht se nuk do të lejojnë Iranin, i cili mbështet qeverinë e presidentit Bashar al-Assad, të rrisë praninë e tij në vend.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb