Sot miliona amerikanë votojnë për Presidentin e SHBA, në një garë mjaft të ngushtë mes Donald Trump dhe Kamala Harris.

Miliona njerëz do të drejtohen drejt qendrave të votimit, të cilat hapen në disa shtete në orën 05:00 ET (10:00 GMT)

Harris, e cili u bë kandidate e Partisë Demokratike pasi presidenti Joe Biden doli nga gara, ka mbrojtur të drejtat e abortit dhe është zotuar të ulë kostot e ushqimit dhe strehimit për familjet që punojnë.

Kandidati republikan Trump, i cili i mbijetoi dy tentativave për vrasje këtë vit, është zotuar se do të mbyllë kufirin dhe ka propozuar ulje taksash me vlerë triliona dollarë.

Më shumë se 81 milionë njerëz kanë votuar tashmë në ato që sondazhet sugjerojnë se janë një prej zgjedhjeve më të ngushta historiskisht.

E gjithë faza e votimit duhet të zgjasë afërsisht 18 orë, nga hapja e qendrës së parë të votimit deri në mbylljen e qendrës së fundit.

Numërimi i votave fillon menjëherë pas mbylljes së çdo qendre votimi, por diferenca kohore midis shtetit dhe shtetit është e tillë që në Bregun Lindor ata do të kenë përfunduar tashmë numërimin kur votuesit në Hawaii mund të votojnë ende. Deri në mbylljen e qendrave të votimit në Alaska dhe Hawaii, ne duhet të kemi një ide për fituesin.

Manjati e mbylli fushatën në Michigan dhe Pensilvani, demokratja në Filadelfia me të ftuar të kalibrit të Lady Gaga dhe Oprah.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb