Sytë e të gjithëve janë drejtuar sot nga Uashingtoni, ku zhvillohen zgjedhjet presidenciale.
Të gjithë presin që nesër të kemi emrin e personit që do të drejtojë SHBA në mandatin e ardhshëm, por çfarë ndodh nëse asnjë nga kandidatët nuk arrit të siguroje dot 270 votat e nevojshme të Kolegjit Zgjedhor, të domosdoshme për t’u shpallur fitues?

Nëse ndodh që të dy kandidatët presidencialë të jenë të barabartë dhe secili të fitojë 269 vota të Kolegjit Zgjedhor, d.m.th. asnjëri nuk arrin një shumicë prej të paktën 270 votash, do të jetë në dorën e Dhomës së Përfaqësuesve të përcaktojë fituesin.

Çdo delegacion i një shteti federal do të kishte më pas një votë dhe do të kërkohej një shumicë prej 26 votash për të fituar.

Megjithatë, ky është një skenar që kurrë nuk ka ndodhur.

Kur publikohet rezultati?
Në një garë kokë më kokë, mund të duhet pak kohë për të shpallur rezultatin përfundimtar. Nëse ka mospërputhje në disa shtete, ato duhet të zgjidhen deri më 11 dhjetor sipas ligjit zgjedhor.

Më 17 dhjetor, zgjedhësit do të takohen në kryeqytetet e shteteve federale për të hedhur zyrtarisht votat e tyre për president dhe nënkryetar. Më 6 janar 2025, Kongresi do të mblidhet në Uashington në mënyrë që të numërohen votat elektorale dhe të konfirmohet zyrtarisht fituesi i zgjedhjeve. Inaugurimi ceremonial i presidentit bëhet në Uashington më 20 janar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb