Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka kryer sot një inspektim në lidhje me punimet në kolektorin e Shkodrës.
I pyetur në lidhje me lajmin që qarkullon në media për dorëheqjen e tij dhe paraqitjen në SPAK, Beci u shpreh se është thirrur normalisht dhe ka dhënë shpjegime para prokurorëve.
Beci pranon se Prokuroria e Posaçme po kryen hetime ndaj tij, por pa dhënë detaje konkretisht.
“Ne vazhdojmë punën, sigurisht jam paraqitur për të dhënë shpjegime normalisht. Kush do të merret me llafe të merret me llafe, mendoj se kryesorja është që ne të vazhdojmë investimet, punët. Shkodra nuk ka të ndalur në rrugën që ka marrë”, është shprehur ai.
BalkanWeb mësoi mbrëmjen e kaluar se Benet Beci po hetohet nga SPAK për procedurat e tenderave në detyrat që ai ka mbajtur në të kalurën si drejtor ekzekutiv i Fondit të Zhvillimit të Rajoneve dhe i KESH-it.
(BalkanWeb)