Në Uashington DC, shumë biznese po marrin masa për t’u përgatitur në rast trazirash të mundshme gjatë ditës së sotme, ose nesër pas publikimit të rezultateve.

Disa prej tyre kanë veshur me mbrojtëse druri dritaret duke pasur frikë për situata të dhunshme që mund t’u shkaktojnë dëme materiale.
Qindra roje kombëtare janë gjithashtu në gatishmëri në kryeqytetin amerikan, si dhe në shtete të tjera – duke përfshirë Alabamën, Arizonën, Delawar, Illinois, Karolinën e Veriut dhe New Mexico.

Ndërkohë masa janë marrë edhe përreth institucioneve, ku gardhe metalike filluan të ngriheshin jashtë Shtëpisë së Bardhë që në fillim të tetorit, e njëjta gjë që ka ndodhur edhe pranë ndërtesave të tjera në Uashington, përfshirë Kapitolin.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb