Besa dhe Flamurtari e mbyllën në barazim 0 me 0 supersfidën e javës. Nga një pikë ndajnë secila prej skuadrave në stadiumin e Egnatias, ndërsa ndeshja pati vlerë për javën e 11-të të Kategorisë së Parë.

Pjesa e parë nuk prodhoi shumë raste nga skuadra e Mirel Josës dhe Andrea Agostinelit. Dhe pse nisi vrullshëm me Oshafin, apo një gol i Ememe u anulua për pozicion jashtë loje te Flamurtari, sërish skuadrat ishin të kujdesshme.

Në të dytën situata ndryshoi. Tensioni i tifozëve në tribuna solli dhe grushte, teksa skuadrat shtuan ritmin dhe rastet.

Lorenc Trashi u largua me karton të kuq në minutën e 85-të, pasi plotësoi dy të verdhë. Sërish nuk pati rrezik te vlonjatët, teksa ishin ato që mund të shënonin golin e fitores me Allën.

Në fund kjo pikë u buzëqesh më shumë vlonjatëve. Kjo pasi kthehen në krye të renditjes, me po aq pikë sa Vora. Besa ndërkohë ndjek me tri pikë më pak.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb