Ndërsa dita e zgjedhjeve hyn në orën e saj të katërt në Pennsylvania, nga votuesit në kontenë Cambria raportohen defekte teknike.

Një grua vendase, Jessenia Anderson, më dërgoi një mesazh më herët për të thënë se makinat e votimit ishin të fikura dhe se “skanerët nuk po funksionojnë”.

“Njerëzit votojnë dhe i lënë fletët e votimit ose me fytyrë poshtë ose i vendosin në një kuti me kyç nën skaner,” tha ajo.

Incidente të ngjashme u raportuan në X. Në një deklaratë, Bordi Zgjedhor i Qarkut Cambria tha se një “mosfunksionim i softuerit” kishte penguar disa votues të skanonin fletët e votimit.

“Kjo nuk duhet t’i dekurajojë votuesit që të votojnë në qendrat e tyre të votimit”, shtohet në deklaratë.

Bordi ka paraqitur një urdhër gjykate për zgjatjen e kohës për të votuar në qark, i cili ndodhet afër Pittsburgh.
“Ka një proces për çështje të kësaj natyre”, tha qarku. “Të gjitha fletëvotimet e kompletuara do të pranohen, sigurohen dhe numërohen”.

Probleme janë raportuar gjithashtu në Qarkun Allegheny, i cili përfshin Pittsburgh. Në të paktën dy raste, qarku thotë se zyrtarët zgjedhorë u vonuan për të mbërritur në qendrat e tyre të caktuara të votimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb