Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorjan Teliti akuzon qeverinë se shpenzon miliona euro për tendera pa garë dhe fitues të paracaktuar, ndërsa nuk ka asnjë plan për të luftuar varfërinë apo rritur pensionet.
Teliti denoncon se për vitin e ardhshëm më shumë para nga buxheti i shtetit do të shkojnë për koncesionin e sterilizimit edhe pse ai është në hetim nga drejtësia.
“Jo vetëm që nuk ka në plan të bëjë dicka për të luftuar varfërinë, por shkon e rrit akoma edhe më shumë fondet në buxhetin 2025 për një PPP që është në gjykim nga drejtësia, PPP e sterilizimit, e vërtetuar tashmë si PPP korruptive dhe klienteliste“, thekson Teliti.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, këshilltari demokrat nxjerr shifrat e shpenzuara për koncesionet dhe PPP-të dhe ato që përfitojnë pensionistët.
“Pasi i dhanë 17.5 milionë euro gjatë 2024, plot 19 milionë euro të tjera do jepen nga buxheti shtetit për PPP-në e sterilizimit gjatë vitit 2025, ndërkohë që për indeksimin e pensioneve të 790 mijë pensionistëve do jepen jo më shumë se 16 milionë euro. Korrupsioni klientelit apo pensionisti ka vemendjen e qeverisë? Kush e fiton garën??? Kjo “garë” e ka një fitues dhe një humbës…fiton korrupsioni…humbet pensionisti“, shkruan ai.
Postimi
STERILIZIMI APO INDEKSIMI I PENSIONEVE…KUSH FITON? KORRUPSIONI APO PENSIONISTI?
Buxheti i tepsisë qeveritare jo vetëm që nuk kursen llokmat shumë milionëshe euro për tenderimet pa garë e me fitues të paracaktuar, jo vetëm që nuk kursehet te lukset, jo vetëm që nuk ka në plan të bëjë dicka për të luftuar varfërinë, por shkon e rrit akoma edhe më shumë fondet në buxhetin 2025 për një PPP që është në gjykim nga drejtësia, PPP e sterilizimit, e vërtetuar tashmë si PPP korruptive dhe klienteliste.
Pasi i dhanë 17.5 milionë euro gjatë 2024, plot 19 milionë euro të tjera do jepen nga buxheti shtetit për PPP-në e sterilizimit gjatë vitit 2025, ndërkohë që për indeksimin e pensioneve të 790 mijë pensionistëve do jepen jo më shumë se 16 milionë euro.
Korrupsioni klientelit apo pensionisti ka vemendjen e qeverisë? Kush e fiton garën???
Kjo “garë” e ka një fitues dhe një humbës…fiton korrupsioni…humbet pensionisti.
Reagoni, reagoni, reagoni.
(BalkanWeb)