Gazetarja Menada Zaimi në një lidhje live nga SHBA në emisionin “Open” në News24 ka treguar se kur pritet të dalin rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Ajo u shpreh se gjithçka varet nga diferenca mes kandidatëve. Nëse diferenca është e madhe, rezultati mund të dalë vetëm pak orë pas mbylljes së qendrave të votimit, ndërsa nëse gara ndodh e kundërt, mund të duhen edhe katër ditë, siç edhe ndodhi në zgjedhjet e fundit.
Zaimi ka rrëfyer edhe detaje nga 2 skenarët për të cilat po përgatitet kampi i Kamala Harris.
“ Nëse gara nuk është e ngushtë, si në 2016 kur fituesi ishte i qartë, u fituan nga zoti Trump, pra nëse fituesi do të ketë diferencë të madhe, disa orë pas mbylljes së procesit do të dihet fituesi. Nëse gara është e ngushtë mund të duhen edhe katër ditë si në zgjedhjet e fundit. Nëse asnjë nga kandidatët nuk merr 270 vota elektorale, presidenti do zgjidhej nga Dhoma e Përfaqësuesve që betohet në janar 2025, ndërsa zv presidenti zgjidhet nga Senati. Këto janë zgjedhjet më të polarizuara, që është edhe një nga problemet me të cilat presidenti i ri do të duhet të trajtojë në të ardhmen.
Thuhet se Trump do të përpilojë listën e armiqve ndaj të cilëve do të hakmerret ndërsa kjo nuk pritet të ndodhë me Harris.
Trump është shprehur i bindur se do t’i fitojë zgjedhjet, dhe se një fitore e tij nuk është e garantuar vetëm nëse ka manipulim. Kjo ka ngritur alarmin për një skenar ku Trump nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve.
Kampi i Trump është përgatitur për këtë skenar, si dhe nëse Trump vendos të shpallë shumë shpejt rezultatin. Se çfarë nënkupton kjo përgatitje kjo mbetet për tu parë”, tha ajo.
(BalkanWeb)