Diplomati i karrierës Agim Nesho, i ftuar në emisionin Open në News 24 tha se kandidatja demokrate Kamala Harris është produkt i kompromiseve në kampin demokrat.
Nesho tha se Harris nuk paragjykohet se është grua. Sipas tij, Donald Trump është zgjidhja më e mirë për amerikanët, pasi ai ka eksperiencën tashmë për të drejtuar kombin amerikan drejt politika të duhura.
Agim Nesho: Kam qenë partizan i madh, që Hillary Clinton mund të ishte presidente amerikane, për shkak të eksperiencës së gjerë dhe staturës së saj. Nuk mendoj se tani Harris penalizohet se është grua. Harris është produkt kompromisesh në kampin demokrat. Është një figurë e imponuar në skenën politike që e ka të vështirë përballë Trump.
Unë besoj se Donald Trump është zgjidhja më e mirë për amerikanët. Ai tashmë ka eksperiencën e duhur për të udhëhequr, ka qenë president i SHBA dhe është “rrahur” me tepër problematika, duke mbrojtur interesin amerikan.
(Balkanweb)