Pedagogu i Historisë së Civilizimeve dhe Qeverisjes nga SHBA, Altin Zaloshnja, në një lidhje me Skype në emisionin Open në News 24 komentoi zgjedhjet në SHBA.

Zaloshnja tha se edhe shqiptarët në SHBA nuk janë në një front të përbashkët. Ai tha se katolikët shqiptarë më shumë votojnë djathtas, ndërsa ata shqiptarë që kryejnë studime në Amerikë zakonisht votojnë demokratët. Altin Zaloshnja se zgjedhjet e sotme janë të rëndësishme për të gjithë botën.

Pedagogu i Historisë së Civilizimeve dhe Qeverisjes nga SHBA, Altin Zaloshnja: Këto zgjedhje janë ndryshe, sepse kombi amerikan është ndarë më dysh. Po afrohet 250-vjetori i pavarësisë së Amerikës. Të dyja kampet nuk e shohin sy më sy njëra-tjetrën. Kombi amerikan është kombi që prin në botë së paku nga ana ushtarake. Gjithë bota pret me ankth se kush do të zgjidhet president.

Harris kryeson në çështjen e abortit, ndërsa Trump kryeson ndjeshëm në çështjen e emigracionit. Sondazhet e fundit tregojnë se Kamala Harris është përpara 1.4 përqind. Gara është thuajse e barabartë dhe nuk dihet si do shkojë fundi. Shqiptarët në SHBA nuk janë në një front të përbashkët. Shqiptarët këtu që janë katolikë janë kundër abortit dhe votojnë djathtas. Ndërsa, shqiptarët që janë shkolluar këtu votojnë masivisht Partinë Demokratike.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb