Kandidati republikan Donald Trump ndau një postim në rrjetin Truth Social, duke pretenduar se një “mashtrim” po ndodh në Filadelfia gjatë votimeve.
“Shumë flitet për mashtrimin masiv në Filadelfia. Forcat e ligjit po vijnë!!!” ka shkruar Trump, duke mos dhënë më shumë informacion.
Deri më tani nuk ka pasur kontestime për procesin e votimit apo incidente të mëdha që të kenë ndikuar në rrjedhshmërinë e procesit.