Sondazhet e para të publikuara nga NBC News zbuluan se ‘demokracia’ u rendit si shqetësimi kryesor i votuesve në zgjedhjet e 2024, duke mposhtur ekonominë.

35% thanë se demokracia është problemi kryesor në SHBA, e ndjekur nga 31% që thanë se ekonomia.

Pas kësaj, 14% thanë për abortin, 11% thanë për emigracionin dhe vetëm 4% thanë për politikën e jashtme.

CNN raportoi se sondazhet zbuluan se votuesit amerikanë janë kryesisht të pakënaqur me vendin tani dhe janë me sytë nga e ardhmja.

Vetëm 7% e votuesve thanë se ishin entuziastë për vendin, ndërsa 19% të tjerë thanë se ishin të kënaqur.

43% u shprehën se ishin të pakënaqur dhe 29% thanë se ishin të zemëruar.

61% thanë se ditët më të mira të Amerikës janë në të ardhmen, kundrejt 34% që thanë se ditët më të mira të vendit janë në të kaluarën.

Të gjitha llojet e votuesve u anketuan për të marrë këto rezultate, tha drejtori politik i CNN, David Chalian, pasi amerikanët mund të votojnë personalisht në ditën e zgjedhjeve, herët në disa shtete dhe me postë në shumë shtete.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb