Janë mbyllur qendrat e para të votimit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Raportohet se vendvotimet janë mbyllur në Indianën Lindore dhe Kentakin Lindor, dhe tani fletët e votimit po numërohen.
Këto shtete janë të parat në vend që mbyllin qendrat e votimit në ditën e zgjedhjeve 2024. Si Indiana ashtu edhe Kentaki konsiderohen shtete të kuqe, pra të cilat votojnë Partinë Republikane dhe kandidatin e saj Donald Trump.