Gazetari Denion Ndrenika në një komunikim të drejtpërdrejtë në studion e News24 nga New Jersey ka zbuluar se si është zhvilluar procesi i votimit.

Ndrenika theksoi se teksa në New Jersey, i cili është një shtet demokrat, ka përfunduar tashmë votimi, nuk ka pasur incidente apo probleme që mund të kenë ndikuar në proces.

Ai nënvizoi se në SHBA ekziston një polarizim dhe ka një ndarje mes qytetarëve në qasjet e tyre politike.

“Ka përfunduar procesi i votimit në këtë shtet. Ka qenë një proces i qetë. Në Amerikë ka një ndarje si me thikë në qasjet politike. Këtu nuk e ka problem dikush që të ndryshojë krahun duke zgjedhur kandidatin presidencial të partisë tjetër”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb