Rusia ka hedhur poshtë akuzat se Moska po ndërhyn në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara.

“Të gjitha insinuatat rreth ‘makinacioneve ruse’ janë shpifje dashakeqe, të shpikura për t’u përdorur në luftën e brendshme politike të Shteteve të Bashkuara,” citoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA se tha ambasada ruse në SHBA.

FBI-ja raportoi më herët të martën se ishte “në dijeni të kërcënimeve me bomba në vendet e votimit në disa shtete, shumë prej të cilave duket se e kanë origjinën nga domenet ruse të postës elektronike”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb