Kamala Harris kryesoi për disa orë në dy prej shteteve të cilësuara si “swing states”, ose ato shtete të cilat pritet të jenë vendimtare për rezultatin përfundimtar.
Harris ishte përpara Donald Trump në Michigan dhe në Pensilvani.
Mirëpo, surpriza ndodhi pasi ishi numëruar më shumë se 50% e votave. Donald Trump mori avantazhin duke përmbysur rezultatin. Shtete të lëkundura konsiderohen edhe Georgia, Karolina e Veriut, Wisconsin, Arizona dhe Nevada.
Votat e 7 shteteve të lëkundura
-Georgia/ Harris 48.2%, Trump 50.9%
-Michigan/ Harris 49.85%, Trump 48.38%
-Karolina e Veriut/ Harris 48.39%, Trump 51%
-Wisconsin/ Harris 48.88%, Trump 49.63%
-Pennsylvania/ Harris 48.32%, Trump 50.87%
-Arizona/ Harris 50.04%, Trump 49.15%
-Nevada nuk ka ende rezultat
Ndiqni LIVE numërimin e votave
(BalkanWeb)