Donald Trump ka përsëritur sërish në fjalimin para mbështetësve në Florida, se pjesë e politikave të ndjekura prej tij do të jetë edhe mbyllja e kufijve.

Ai u shpreh se kushdo që do të hyjë në territorin amerikan, do të duhet ta bëjë në mënyrë të ligjshme.

“Do ta kthejmë vendin tonë në një vend të veçantë. Do ta bëjmë këtë vend të jashtëzakonshëm,. Është vendi më i madh në botë. Do të punojmë për të kthyer këtë potencial, duhet të mbyllim kufijtë. Duam që njerëzit të kthehen në këtë vend, por duhet të vijnë në mënyrë të ligjshme”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb